TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2023, 10:24

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Policia: Ka pasur një procedim penal ndaj kandidatit

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Policia: Ka pasur një procedim penal ndaj

Drejtori për rendin dhe sigurinë publike, Rebani Jaupi ka reaguar për arrestimin e kandidatit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Jaupi ka thënë se nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës ka pasur një procedim penal që ka qenë në ndjekje në lidhje me akuzën për blerje votash për Fredi Belerin.

"Është e vërtetë që Fredi Beleri është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Vendore Vlorë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ka pasur një procedim në ndjekje. Për këtë do të ketë sapo të jenë përfunduar veprimet proceduriale do të ketë një njoftim për shtyp. Hollësitë e tjera do të t’i keni në njoftimin që do të ketë për këtë punë.", tha Rebi Jaupi.

 

arrestimi i fredi belerit reagon policia

Lini një Përgjigje