TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2023, 11:56

“100 mijë lekë për votë”, qytetarët e Himarës rrëfejnë si Fredi Beleri tentoi ti korruptonte

Shkruar nga Pamfleti

“100 mijë lekë për votë”, qytetarët e

Qytetarët e Himarës dhe Dhërmiut deklarojnë se janë kontaktuar për të marrë lekë në këmbim të votës nga Fredi Beleri dhe mbështetësit e tij.

“Erdhi policia në 12 të natës nga Himara, na ngriti nga krevati dhe nuk ka çojnë në Dhërmi, na pyeti për çfarë, unë i thash se nuk e njoh atë njeriun kush e ka bërë. Ishte Beleri na tha do të japim lekë, unë u thashë nuk dua lekë. Na tha 100 mijë lekë”, tha qytetari.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, është zyrtarisht i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhjet', pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej ditësh në hetim.


"Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 328 e 25 te K.Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë: Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votes", thuhet në proceverbalin e arrestimit. 

fredi beleri rrëfehen qytetarlt

Lini një Përgjigje