TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 12:37

Rrugë të dëmtuara nga moti i keq në Kukës, 50 familje ende të izoluara

Shkruar nga Pamfleti

Rrugë të dëmtuara nga moti i keq në Kukës, 50 familje

Prej më shumë se 10 ditësh, banorët e lagjes Xhaferraj–Turraj ndodhen të izoluar për shkak të dëmtimeve të rrugës kryesore që i lidh ata me qytetin e Kukësit.

Banorët bëjnë apel ndaj autoriteteve t’i japin zgjidhje kësaj situate. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, ka të bëjë edhe me rrëshqitjet masive të dherave në zonë, të cilat po iu afrohen banesave, duke i vendosur në rrezik.

Reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar dëme serioze në rrugën kryesore të lagjes Xhaferraj–Turraj, një aks i rëndësishëm lidhës që siguron komunikimin e kësaj zone me qytetin e Kukësit përmes rrugës së Shishtavecit dhe Topojanit.

Si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave dhe inerteve, rruga është bllokuar plotësisht prej më shumë se 10 ditësh, duke lënë të izoluar rreth 50 familje. Banorët shprehen se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi mungesa e qarkullimit po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme

Një tjetër shqetësim serioz i tyre lidhet me sigurinë e banesave, pasi rrëshqitja e dherave është afruar shumë pranë shtëpive dhe ekziston frika se, në rast të reshjeve të tjera, situata mund të përkeqësohet edhe më tej. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për marrjen e masave

Në mbështetje të shqetësimeve të banorëve ka dalë edhe kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Rrahman Demaj. Ai thekson se situata është alarmante dhe se banorët e kësaj zone janë të izoluar prej ditësh, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet vendore.

Ndërkohë mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur qytetin e Kukësit të mbuluar nga një mjegull e dendur, duke reduktuar ndjeshëm fushëpamjen dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve sidomos me automjete. Vështirësitë në qarkullim kanë qenë më të mëdha veçanërisht në zonat e larta malore ku ka ende prezencë dëbore në akset rrugore.

Lini një Përgjigje