TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 11:46

Arratisja e Altin Ndocit, Drejtoria e Burgjeve njofton zyrtarisht GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja e Altin Ndocit, Drejtoria e Burgjeve njofton zyrtarisht GJKKO
Altin Ndoci

Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratinë e Altin Ndocit. Shkresa e Drejtorisë u lexua gjatë procesit gjyqësor të dosjes "Plumbi i artë".

Drejtoria e Burgjeve ka informuar se Altin Ndoci është arratisur dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga Policia e Shtetit.

"Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia", citoi gjykata në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Gjatë apelit të palëve gjykata antikorrupsion konstatoi se në seancën e dosjes "Plumbi i Artë", janë të pranishëm Enver Diva, Beshan Xhixha, të penduarit Skerdi Tase dhe Erjon Alibej, i pandehuri Henrik Hoxhaj, Xhulian Hoxha përfaqësohet nga avokatja, po ashtu Petrit Qoli dhe Agron Qoli të pranishëm, Asllan Plaku prezent.

Avokati i Ndocit i është drejtuar gjykatës me kërkesën që kjo e fundit t’i drejtohet Policisë së Shtetit për të njoftuar të pandehurin, duke theksuar se ai mund të ndodhet edhe në banesën e tij.

“I kërkojmë gjykatës t’i dërgojë kërkesë policisë për të bërë njoftimin sipas procedurës, sepse Altin Ndoci mund të jete edhe në banesën e tij, në këtë nuk e dimë”, tha avokati Shkëmbi.

Në përgjigje të kësaj, prokurori i SPAK, Behar Dibra, është shprehur se: Nëse Ndoci ka pasur dijeni për këtë seancë para arratisjes, nuk përbën shkak për moszhvillimin e seancës, duke pasur parasysh se vetëm 1 herë që është paraqitur në këtë proces.

Ndërkohë, prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu ka kërkuar të merret informacion nga Policia e Shtetit lidhur rezultatet e kërkimit deri në tani për Altin Ndocin.

Turpi gjykues është tërhequr për vendim nëse do të vijojë ose jo zhvillimi i seancës.

arratisja e altin ndocit drejtoria e burgjeve gjkko

Lini një Përgjigje