TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Gusht 2025, 07:28

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 

Shkruar nga Pamfleti

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e

Ditën e sotme (29 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, teksa temperaturat maksimale do të jenë 37 gradë celcius.

Sipas ShMU-së, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

moti

Lini një Përgjigje