TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2024, 18:27

Rriten rastet me grip në Shkodër, 4 fëmijë në terapi intensive

Shkruar nga Pamfleti

Rriten rastet me grip në Shkodër, 4 fëmijë në terapi

Situata epidemiologjike në të gjithë qarkun e Shkodrës vijon të jetë e rënduar.

Shefja e pediatrisë pranë spitalit rajonal të Shkodrës Dr .Greta Naraçi konfirmon se janë rreth 120 fëmijë që paraqiten për të marrë ndihmën ambulatore ndërsa në 4 raste është dashur shtrimi i tyre në repartin e terapisë intensive.

“Gjatë kësaj periudhe kanë arritur në një ditë edhe në 100, 124 vizita ndërsa si mesatare është 35-40 vizita në dite nga shërbimi ambulator dhe nga shtrimet në terapinë ditore ndërsa shtrimet në pavion janë kryesisht ato që kanë komplikacione të këtyre virozave që ndiqen nga mjekun I familjes 3-4 ditshin e pare dhe pastaj duhet nga terapia ditore duhet të shtrihen dhe kanë nevoje për mjekim më të zgjatur. Aktualisht janë 4 fëmijë”, tha Naraçi.

Naraçi thotë që sërish në terren është prezent virusi COVID-19, i cili në shumë raste ka prekur edhe fëmijët por pa shfaqur komplikacione të theksuara. Pavarësisht frikës nga simptomat, mjekja apelon për tu treguar të kujdesshëm në përdorimin e antibiotikëve pasi nuk ndihmojnë në përmirësimin e situatës nese nuk janë të konsultuar me mjekun.

“3 ditët e para fëmijët duhet të rrinë në shtëpi me prindërit me ata kushtet e higjienës, pastërtisë, ajrit. Edhe pas 3 ditëve nëse situata është e tillë duhet të paraqiten tek mjeku dhe vetëm me recetën e mjekut duhet të përdorin ilaçe”, tha Naraçi për “Euronews Albania”.

Me nisjen e vitit 2024, prezenca e virozave në vend ishte e madhe duke bërë që shumë qytetarë tu drejtohen spitaleve për të marrë ndihmën e mjekut.

Lini një Përgjigje