TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2024, 16:17

Martesa e vajzave minorene, Zhaklin Lekatari ngre alarmin: Të bëhet depistimi mendor i prindërve!

Shkruar nga Pamfleti

Martesa e vajzave minorene, Zhaklin Lekatari ngre alarmin: Të bëhet

Aktivistja Zhaklin Lekatari lidhur me këtë fenomen shprehet se duhet depistimi mendor i prindërve.

Rasti i mjekut kardiokirurg, Dervish Hasi, i arrestuar pasi akuzohet se ka shfrytëzuar dhe abuzuar seksualisht për gati 2 vjet një vajzë të mitur e cila aktualisht ndodhet në moshën 16 vjeçare ka shokuar mbarë opinionin publik. Historia u zbulua pak ditë pasi një tjetër rast u zbulua në një qytet tjetër të Shqipërisë, ku një vajzë vetën 13 vjeçe ishte martuar me një burrë 20 vjet më të madh.

Duket që kjo është vetëm maja e ajsbergut. Martesat në moshë të vogël, vetëm 14 vjeçe, - abuzim i pastër seksual  por dhe abuzimet seksuale me vajza të vogla duket që kanë lulëzuar në mënyrë të fshehtë në shoqërinë tonë dhe tani po dalin në sipërfaqe.

Aktivistja Zhaklin Lekatari lidhur me këtë fenomen shprehet se duhet depistimi mendor i prindërve.

“Ka nevojë dhe për edukimin e prindërve. Se nuk besoj se ata nuk e dinin, ose ata nuk janë të aftë të prindërojnë. Duhet të bëhet depistim mendor. Të gjitha këto ngjarje janë skenarë hollivudi. Situata është alarmante”-tha Lekatari.

Aktivistja Suela Koçibellinj nënvizuan se duhet ngritur zëri për të ndaluar rastet e abuzimeve seksuale me të mitura.

“Më shqetëson se kemi një mjek kirurg, që ka qenë kontigjent krimi dhe nuk ka qenë asnjëherë në vëmendje të policisë se cfarë bën ai më tej. Ka tre gra adulte të cilat nuk kanë folur ndërsa kanë asistuar në marrëdhënie seksuale me të mitur. Kanë përgjegjësi ligjore.

Ku po arrijmë të shfrytëzojmë, përdhosim të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo heshtja për shkak të kësaj apo asaj po bëjnë që sot ne të kemi vajza të vogla të abuzuara. Është zhgënjyese. Ambicia më e madhe e asaj vajze të vogël ishte të ishte gruaja e katërt e një burri 42 vjeçar, që kishte dhe tre gra të tjera. Kemi shpërbërë atë që po flasim për fuqizimin e vajzës e gruas për tu shkolluar. Pastaj kalojmë në materiale pornografike që është një rast i ndaluar”-tha ajo.

 

Lini një Përgjigje