
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka njoftuar se pagesa e taksës së mjeteve kryhet tashmë plotësisht online përmes platformës shtetërore e-Albania, duke i dhënë fund nevojës për paraqitje fizike në sportele.
Sipas DPSHTRR-së, qytetarët kanë akses të plotë për kryerjen e pagesës duke përdorur çdo kartë bankare, në një proces të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt. Shërbimi mund të përdoret lehtësisht si nga telefoni celular ashtu edhe nga kompjuteri, në çdo kohë.
Ky hap synon të reduktojë burokracitë, pritjet dhe kostot për qytetarët, duke rritur njëkohësisht transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve shtetërore.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë këtë shërbim digjital, i cili garanton komoditet maksimal dhe shmang kontaktin e drejtpërdrejtë në sportele.
Shteti shqiptar eshte hajduti me i madh ne bote. Edhe pse ligji thote qe nqs nuk paguan taksen e automjetit ne kohe per shume arsye, mund te paguash me vone duke shtuar edhe kamate vonesen ne perqindje per cdo dite, Ne sportele te DPSHTRR-së kerkojne qe te paguash per 24 muajt e ardhshem dmth per 2 vjet , gje qe eshte absolutisht e papranueshme dhe jashte cdo ligji ne republiken e shqiperise, dhe nuk di 1 vend tjeter ne bote qe e ben kte maskarallek. Kjo, patjeter qe ata te kene sa me shume leke te mbledhuara ne arke per te vjedhur... Por perderisa populli eshte dele dhe nuk ka reagim atëherë mire jau ben ????
Po kur une jam jashte shtetit dhe taksat kan mbaruar kthehem per 1 muaj duhet te paguaj per ter vitin apo per 1 muaj apo per ter vitin