
Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë të pasdites, ku ndër të tjera veçojmë:
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij për Kinën gjatë prezantimit të parkut eolik në Tropojë. Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, përmes mesazhit të përcjellë edhe nga Presidenti Trump, i bëri të qartë Ramës se “siguria ekonomike është pjesë e sigurisë kombëtare” dhe se ndikimi kinez duhet të kufizohet në Shqipëri.
Ndërkohë, Ambasadori i Holandës, Reinout Vos, vizitoi zyrën e kreut të SPAK, Klodjan Braho, për të përgëzuar për emërimin dhe për arritjet e institucionit, duke riafirmuar mbështetjen për forcimin e sundimit të ligjit. Po në fushën e drejtësisë, Gjykata Kushtetuese vendosi mbi sekuestrimin e telefonave nga SPAK, duke theksuar se cenohet fshehtësia e korrespondencës dhe të dhënat personale, ndërkohë që urdhëroi asgjësimin e materialeve që nuk lidhen me hetimin.
Në politikë, PD-ja mbajti mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku Sali Berisha denoncoi përmbytjet dhe djegien e Shqipërisë, duke fajësuar korrupsionin. Rama u takua me rektorët e universiteteve dhe njoftoi rishikimin e ligjit për Arsimin e Lartë, duke synuar rritjen e ndërkombëtarizimit dhe mbështetjen për studentët. Problemet me gazetarinë vazhduan, ndërsa grekët reaguan ashpër ndaj deklaratave të Ramës në Abu Dhabi për trashëgiminë e Platoni dhe Aristotelit.
Situata në burgje dhe shëndetësi mbetet shqetësuese: transferime të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, mungesa e rrezeve për pacientët e Onkologjikut, dhe procesi i gjykimit për hakerimin e SPAK-ut. Në botën ndërkombëtare, tensionet vazhdojnë: Trump kërcënoi me goditje Iranin, ndërkohë që Franca vendosi trupa të NATO-s në Groenlandë pas mosmarrëveshjeve me SHBA dhe Danimarkën. Athina dhe Ankaraja u ulën për negociata mbi çështjen e detit, duke konfirmuar takimin mes Erdogan dhe Mitsotakis.
Nga sporti, Botërori i Futbollit nxiti kërkesa rekord për bileta, me mbi 500 milionë kërkesa globale, duke treguar interesin e jashtëzakonshëm të tifozëve.
Lini një Përgjigje