Edmond Llabani është komanduar drejtori i ri i burgut të Durrësit.
Llabani është profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme.
Llabani ka drejtuar Institucionin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Peqin.
Kjo lëvizje erdhi pasi Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi shkarkimin e drejtorit të Burgut Durrës, Indrit Cërloj.
Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.
Ndërkohë 8 persona nga burgu i Durrësit u arrestuan pas arratisjes së Ndocit.
Mes të arrestuarve, 5 policë nga grupi i shoqërimit, të cilët lëvizën me ambulancën e burgut, Altin Ndocin nga qelia në spital, në shkelje të procedurave, pa e prangosur, si një qytetar të lirë, edhe pse akuzohet nga SPAK për vrasje, konsideruar krahu i armatosur i organizatës kriminale të Çopjave të Elbasanit
Bashkë me policët, në pranga edhe kryeinfermieri i burgut Aulon Çuko, i cili firmosi dërgimin me urgjencë në spital.
Lini një Përgjigje