TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 14:50

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Ky është Blloku i lajmeve nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Java është shënuar nga zhvillime të forta në drejtësi dhe rend publik.

Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin për çështjen e hakerimit të kompjuterëve të SPAK, ndërsa pritet edhe Ismaili.

Paralelisht, Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për sekuestrimin e telefonave nga SPAK, duke konstatuar cenim të fshehtësisë së korrespondencës dhe të dhënave personale.
Në një tjetër vendim, Kushtetuesja pranoi për shqyrtim ankimin e mafiozit rus Igor Kokunov kundër drejtësisë shqiptare.

Në frontin penal, çështja “Plumbi i Artë” u shty, pasi GJKKO kërkoi njoftimin e të arratisurit Altin Ndoci, ndërsa prokuroria u shpreh kundër bllokimit të procesit.

Pas arratisjes së tij, policia zhvilloi kontrolle në Pukë, në vendlindjen e Ndocit.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë urdhëroi transferimin e 33 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Peqinit dhe Fierit, mes tyre emra të njohur të botës së krimit.

Në Korçë, Gjykata e Apelit liroi nga burgu tre të dyshuarit për vrasjen e Martin Çeços, duke i kaluar në arrest shtëpie, ndërsa Martina Pajollari mbetet në qeli.

Ngjarje të tjera kriminale përfshijnë arrestimin e një 52-vjeçari në Fushë-Krujë me drogë me vlerë 60 mijë euro dhe të një 18-vjeçari në Tiranë për vjedhje automjeti me mashtrim.

Po ashtu, një 70-vjeçare humbi jetën në Korçë nga zjarri në banesë.
Jashtë vendit, një imam shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe, ndërsa në Turqi shpërthen një tjetër skandal që përfshin kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu.

 

edicioni i lajmeve kronika e zeze ora 15:00

Lini një Përgjigje