TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 14:10

Pacientët e Onkologjikut thirrje Ramës: Jemi 3 ditë pa rreze, po luftojmë me kancerin!

Shkruar nga Pamfleti

Pacientët e Onkologjikut thirrje Ramës: Jemi 3 ditë pa rreze, po

Prej 3 ditësh në spitalin Onkologjik nuk bëhen rrezet për personat të cilët vuajnë nga kanceri.

Sipas gazetarit Osman Stafa, prej 3 ditësh 2 akserelatorët e vetëm që ndodhen në atë spital, nuk punojnë. Kjo për shkak se njërit prej bunkerëve i është prishur dera dhe tjetri ka probleme me funksionalitetin.

Ai u shpreh gjithashtu se janë rreth 100 pacientë në ditë që shkojnë në spitalin Onkologjik për të bërë radioterapi (rreze), siç e parashikon edhe protokolli.

2 pacientë të cilët folën për “News 24” thanë se ndodhen në një situatë të vështirë, për shkak se lufta e tyre ndaj kancerit është ndalur.

"Erdha dje, aparati i prishur. Erdha sot, aparati i prishur. Edhe sa do vuaj unë, paguaj makinë, të më marrë, të më çoj, për të bërë një rreze. I lutem Kryeministrit të vërë dorë, sepse ne po luftojmë për jetën.

Doktori thotë që nëse nuk i bëj rrezet, s’do këtë efektin e duhur. Nuk e mendoja se do të vija në Onkologjik, ma pruri Zoti, por të paktën të na ndihmoj robi. I lutem Kryeministrit, se erdhi para 10-15 ditësh në Onkologjik për të na parë, të na bëj një spital të ri, sepse ne po bëjmë luftë me jetën tonë.

Do kthehem në shtëpi, e nesër do të vij prap. Do vij sepse nuk kam çfarë të bëj. Do luftoj që të rroj, aq sa të ma japë Zoti", tha një paciente.

E njëjta situatë është edhe për një zotëri nga Malësia e Madhe, i cili shprehet se prej 3 ditësh nuk po bën rreze, pasi i thonë se pajisja është e prishur.

“Jam prej Malësisë së Madhe, kam ardhur të bëj rreze, dhe më thonë që s’punon. Bëj përgjegjës qeverinë. Jemi të mbaruar kështu”, shprehet një tjetër paciente.

 

rama onkologjiku

Lini një Përgjigje