TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Gusht 2024, 13:27

Rikthehet virusi “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 3 viktima dhe 17 të infektuar; simptomat që shfaq

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet virusi “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 3 viktima

 Virusi “Ethet e Nilit” janë rikthyer në Shqipëri ku deri më tani janë regjistruar 3 humbje jete.

Shefja e sëmundjeve infektive në Insitutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur për situatën duke konfirmuar 17 raste të tjera të prekur dhe 19 të tjera të mundshme, për të cilat po pritet rezultati i analizave.

Kjo sëmundje ka shpërthyer në muajin korrik.

Rasti i parë dyshohet se ka qenë një emigrant që qëndroi në qytetin e Lushnjës dhe pasi u kthye ne Greqi u konfirmua prekja nga kjo sëmundje.

“Ethet e Nilit” transmetohen nga mushkonjat dhe në format më të lehta sëmundja tek pacientët zgjat nga 3 deri në 6 ditë.

Simptomat e virusit janë të ngjashme me ato të gripit, pasi shfaqin temperature dhe gjendje parehatie të përgjithshme.

Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.

Virusi nuk përhapet nga njeriu. 

rikthehet virusi “ethet e nilit” 3 viktima

Lini një Përgjigje