
Shumë qytete të vendit vijojnë të mbeten pa energji elektrike. Në Fier, Durrës dhe disa lagje të Vlorë energjia është rikthyer, por në shumë zona, rurale kryesish, ka ende probleme.
Rreth orës 17.20 pati një ndërprerje të energjisë në qytetet e Fierit, Durrësit, Sarandës, Vlorës, Beratit dhe Lushnjës. Mësohet se shkak është bërë një defekt në linjën e furnizimit 220 kilovolt, duke mos furnizuar me energji nënstacionin e Spitallës dhe Rrashbullit. Për pasojë gjithë Durrësi dhe qytete drejt jugut kanë mbetur pa energji.
Në Durrës pas afro 30 minutash nisi rikthimi i energjisë, ndërsa në qytetet e tjera ndërprerja ka zgjatur akoma dhe më shumë. Ndërkohë deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga OSHE apo OST mbi gjithë këtë kolaps energjitik.
Lini një Përgjigje