TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2025, 16:11

Aktivisti “shpërthen” ndaj Janullatosit: Uzurpues i Kishës së Nolit, nuk e ngriti kurrë zërin për keqtrajtimin e shqiptarëve në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Aktivisti “shpërthen” ndaj Janullatosit: Uzurpues i Kishës

Aktivisti Altin Hazizaj ka shpërthyer në kritika ndaj Kryepeshkopit Anstas Janullatos. Ky i fundit ka shkuar për mjekim në Greqi, teksa flitet se gjendja e tij është kritike. Por jo të gjithë janë hidhëruar në Tiranë.

Sipas Hazizajt, ai është uzurpues i Kishës Ortodokse në Shqipëri, teksa shton se nuk e ngriti kurrë zërin për keqtrajtimin që u bëhej shqiptarëve në Greqi.

Ky zotnia u ka shumë borxhe shqiptarëve! Ai do të mbetet uzurpues i Kishës së Nolit sepse erdhi me një qëllim të vetëm të nënshtronte kishën e pavarur shqiptare e ta paraqiste atë si vasale të asaj greke!

Në 34 vjet ky zotnia, që do të takojë djajtë e tij, nuk e çoi një herë të vetme zërin për shqiptarët që trajtoheshin si skllevër në Greqi në fillimet e '90s, nuk kërkoi asnjë të drejtë për ta, përkundrazi u bë pjesë e linçimit që ju bëhej njerëzve tanë duke ju ndryshuar emrin dhe identitetin e tyre!

E dyta, ky zotnia nuk e hapi asnjëherë gojën për të ashtuquajturin Virio Epir, sepse ishin ato qarqe që e mbështesnin mbi të gjitha qëndrimin e tij në krye të kushës - në kundërshtim me statutin e saj!

E treta, kisha ortodokse shqiptare në objektet e saj është shumë herë më origjinale sesa ajo greke apo serbe! Po zotnia nuk donte që as në dukje kishat tona të dukeshin shqiptare, po për faqe të zezë i ka kthyer ato në imazhe të shëmtuara të kishës greke”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje