TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2025, 10:50

Dhjetëra shpendë të ngordhura në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra, do i dërgojmë për verifikim!

Shkruar nga Pamfleti

Dhjetëra shpendë të ngordhura në Vlorë, Shërbimi

Dhjetëra shpendë të ngordhur janë konstatuar në plazhin e vjetër në Vlorë pasditen e djeshme, të cilat janë vënë re nga qytetarë të cilët frekuentonin këtë zonë.

Specialistët e veterinarisë kanë shkuar mëngjesin e sotëm për të marr mostra me qëllim analizën e shpendëve të ngordhura, i cili dyshohet që të jetë gripi i shpendëve.

Demir Dervishaj, inspektor veterinar në drejtorinë e Shërbimit Veterinar Vlorë, në një intervistë për Report Tv, u shpreh se  janë marr mostrat dhe do të dërgohen për verifikim, sipas tij nëse është grip shpendësh do merren masa.

"Me të marr sinjalizimin nga banorët e zonës përreth ne si drejtori e veterinarisë ngritëm grupe kontrolli për të monitoruar gjendjen. Ne dyshojmë për gripin e shpendëve, por ne morëm mostra dhe do ti dërgojmë për verifikim dhe përgjigjia vjen 3 ose 4 ditësh. Këto janë shpendë të egra ajo është në gjendje shepndë uji, urojmë që të mos jetë ky lloj virusi.

Tek shepndët e egra ajo është në gjendje të shfeshur, por në shpendët e shtëpisë ajo shfaqet në formë epidemie. Urojmë të mos jetë gripi i shpendëve, tek njerëzit nuk është shfaqur, s’kemi pasur raste të tilla. Kjo sëmuidnje nuk ka vaksinim por vetëm me eleminim të kafshve", tha ai.

Lini një Përgjigje