TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2025, 07:33

Gabimi që po bën Berisha me SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Gabimi që po bën Berisha me SPAK!
Sali Berisha

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar protestën e Partisë Demokratike të planifikuar për ditën e hënë, 6 janar, përpara godinës së SPAK.

Lita e cilësoi gabim strategjinë e Berishës për të përdorur partinë në betejë kundër institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se Berisha dhe PD duhet të përqendroheshin te zgjedhjet, ndërsa rikthimin e masës “detyrim paraqitje”, kryedemokrati mund ta ndiqte përmes avokatëve të tijnë rrugë gjyqësore.

“Viti ka nisur me Berishën dhe me dosjen Berisha. Berisha mund ta kishte pranuar dhe të paraqitej dhe të fokusohej te fushata e madhe, ku është interesi i qytetarëve. Ai po përdor Partinë Demokratike, deputetët e PD për të goditur SPAK-un, duke lënë jashtë qytetarët. Qytetarët që thirren për të protestuar përpara SPAK-ut nuk kanë halle me SPAK-un. 95% e qytetarëve nuk kanë asnjë problem me SPAK-un apo gjykatën. Është debat i një partie të madhe dhe po e fut partinë në një debat për të mbrojtur veten. Si do t’i fitojë zgjedhjet duke folur 4 muaj për zgjedhjet? Ai po e përdor partinë si një bunker për të mbrojtur veten dhe familjen e tij”, tha Lita i ftuar në Euronews Albania.

Vendosja e masës së sigurisë detyrim paraqitje ndaj tij, Sali Berisha e cilësoi dje si një krim kushtetues. Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së tha se ky vendim është marrë pasi ai sulmon SPAK-un, kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe gjyqtaren Irena Gjoka.

“Mësova më vonë dhe dua të ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se Skapistët, të tmerruar nga krimi i tyre, kanë kryer një krim tjetër, që ju e keni të vështirë të imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë sepse Sali Berisha po sulmon SPAK-un dhe gjykatën, Irenën dhe Dumanin. Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se 3 i ka të vetat, dhe një e ka me qira, qenka qiraxhi tek vjehrri. Prit se kjo është me e bukura, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë kur 130 dëshmitarë të pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë asnjë porosi, asnjë gjë të vetme nga Sali Berisha, nuk kanë asnjë dëshmi kundër tyre, se çfarë do tremben ata që kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën, këtë e dinë vetëm kriminelët elektoralë, kriminelët kushtetues të Skrapit të partisë”.

Sipas tij gjyqtarët me vendimin e djeshëm zbatuan urdhrin e Ramës nga frika e denoncimeve dhe aferave të tyre.

sali berisha spak

Lini një Përgjigje