TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2025, 07:17

Berisha të hënën në SPAK, avokati: Duhet të respektojë masën “detyrim paraqitje”!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha të hënën në SPAK, avokati: Duhet të

Masa e re ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha do e çojë drejt godinës së SPAK dy herë në muaj, ndërsa vetë ish-kryeministri nuk i ka ndalur sulmet ndaj prokurorëve.

Lidhur më këtë çështje ka folur edhe avokati Edmond Petraj. Në “Ora e Fundit” avokati Petraj u shpreh se ish-kryeministri e ka kuptuar shumë mirë që vendimi i Gjykatës duhet respektuar.

“Berisha e kuptoi më në fund që vendimi i gjykatës duhet respektuar dhe beteja për të cilën ai ka pretendime i takon gjykatës. Nëse ndryshon akuza pozita e Berishës mund të rëndohet”, tha avokati Petraj.

Ndërsa gazetari Artur Nura komentoi thirrjet për protesta, i konsideroi si të gabuara.

“Opozita nuk është në kohën e saj më të mirë. Besoj që ka një dobësi dhe kërkon të bëjë presion. Ai do që të mbajë elektoratin e tij në energji, por besoj që është e gabuar”, u shpreh ai.

Avokati Petraj tha se Berisha sot është i pandehur duke shtuar se ka dështuar pasi nuk ka më mbështetje.

Më tej nënvizoi se ish-kryeministri Berisha duhet të respektojë masën “detyrim paraqitje”.

Lini një Përgjigje