TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2025, 20:41

Qeveria skenar për të kufizuar lirinë e lëvizjes, ndalim të qarkullimit të makinave sipas targave!

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria skenar për të kufizuar lirinë e lëvizjes, ndalim

Qeveria plan që të ndalojë lëvizjen e automjeteve të caktuara gjatë javës...

Duke u fshehur pas planit për kufizimin e ndotjes, qeveria synon të kufizojë lëvizjen e automjeteve në vend.

Qeveria ka hedhur për konsultim Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën 2020-2030, ku parashikohet që të merren masa për të kufizuar qarkullimin e makinave dhe ndalimi do të bëhet në bazë të targave.

Në dokument nuk detajohet se si do të funksionojë skema, por duket se sinjalet janë se targa të caktuara mund të ndalohen të lëvizin në ditë të caktuara. “Caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve (përdorimi i tyre në ditë të caktuara të javës, p.sh. sipas targës së makinës)”, thuhet në planin e masave.

Ky sistem kufizimi zbatohet në disa shtete të Evropës, mirëpo atje funksionon transporti publik.

Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka tren, nuk ka metro dhe nuk ka as tramvaj. Funksionojnë vetëm linjat e autobusit, të cilat e dimë se si janë. Ndërkohë, qeveria duket se ecën me plan avangard, pasi pas ‘autobusëve elektrikë’ do të fusë elektrifikimin e linjave të transportit urban dhe ndërqytetas në bashkitë Tiranë, Vlorë, Durrës.

Një prej kontribuuesve në ndotje është pikërisht transporti urban dhe ai ndërqytetas. Për këtë qëllim, po përgatitet një studim për elektrifikimin e linjave të transportit urban në tre bashkitë Tiranë, Vlorë, Durrës. Pas përgatitjes së studimit, do të shihet mundësia e financimit të këtij projekti, për të nisur me transformimin e transportit urban, duke prezantuar përdorimin e automjeteve elektrike”, thekson dokumenti.

Ndërkohë plani është që të vijojë të rriten taksat për makinat e vjetra dhe madje disa mund të dalin nga qarkullimi, projekt që ka nisur prej vitit 2020. “Vendosja e tarifave për automjetet në bazë të efikasitetit të tyre energjetik dhe ofrimi i stimujve për rinovimin e flotës- Masa synon reduktimin e vjetërsisë mesatare të makinave dhe rritjen e standardit të kërkuar. Masa është në përputhje me skenarin zbutës të KKP-së. Ajo përfshin ndalimin e regjistrimit dhe rritjen e taksave për automjetet e dorës së dytë, me qëllim reduktimin në maksimum të hyrjes së tyre në tregun shqiptar”, thuhet më tej.

Dokumenti është hedhur për konsultim dhe mbetet të shohim se sa do të konkretizohet. /Pamfleti

Lini një Përgjigje