TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2025, 17:02

Shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, mediat greke: 24 orët e ardhshme janë kritike

Shkruar nga Pamfleti

Shëndeti i Kryepeshkopit Anastas, mediat greke: 24 orët e ardhshme

Prej ditës së djeshme, Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas, po trajtohet në një spitalin Evangelismos, ku u transportua me urgjencë me një avion të flotës ushtarake, nën kujdesin e një ekipi mjekësor prej 3 personash.

Media greke newsbomb.gr shkruan se 24 orët e ardhshme janë kritike për shëndetin e Kryepeshkopit, pavarësisht se gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme dhe nën monitorimin e ekipit mjekësor.

Për Kryepeshkopin Anastas, me një historik të rënduar mjekësor, po kujdeset profesoresha e Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Anastasia Kotanidou. Kjo e fundit gjithashtu u kujdes për Anastas gjatë periudhës së Covid, kur Kryepeshkopi u shtrua në spital për shkak të komplikacioneve.

Fortlumturia po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe merr kujdesin e duhur, shkruajnë mediat greke.

Avioni me kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas u ul në orën 19:34 të datës 3 janar në aeroportin ushtarak të Elefsinës Më pas ai u transferua me urgjencë nga Njësia EKAB në spitalin “Evangelismos”, ku po trajtohet.

Sipas informacioneve, kryepeshkopi Anastas po trajtohet në katin e 10-të të spitalit, në pavion, dhe jo në Intensiv, siç u bë e ditur fillimisht, ndërsa profesoresha e Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv Anastasia Kotanidou së bashku me ekipin e saj është kujdesur për të.

Kryepeshkopi i Tiranës nuk është vendosur në intubim, por vuan nga një infeksion respirator dhe gjakderdhje gastrointestinale.

Përpara Vitit të Ri, konkretisht më 30 dhjetor, Kryepeshkopi u shtrua në një spital në Tiranë për shkak të gripit sezonal.

Në njoftimin e bërë publik nga Kryepeshkopata përmes llogarisë personale në Facebook, thuhet se gjendja e tij shëndetësore ishte stabile dhe mjekët janë shprehur optimist për shërimin e plotë të tij, duke theksuar se simptomat që ai ka paraqitur janë të lehta dhe brenda kornizës së pritshme për virozat.

Lini një Përgjigje