TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2025, 15:31

Cila është gjendja shëndetësore e Janullatosit? Kisha Ortodokse tregon pse u transportua drejt Athinës

Shkruar nga Pamfleti

Cila është gjendja shëndetësore e Janullatosit? Kisha

Kisha Ortdhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar sot mbi gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatus.

Ai u dërgua dje për mjekim në Greqi dhe sipas Kishës, gjendja është e qëndrueshme dhe se po ndiqet nga mjekët specialist, në spitalin "Ungjillëzimi” Athinë.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.

Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialist”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje