
Me përfundimin e festave të fundvitit, emigrantët që erdhën për të vizituar Shqipërinë pritet të kthehen sërish në vendet ku ata punojnë dhe jetojnë, duke shkaktuar radhë nëpër dogana.
Ditën e sotme, në doganën e Qafë-Thanës u raportua për një problem me sistemin në anën e kufirit të Maqedonisë së Veriut.
Kjo ka bërë që të krijohet fluks i lartë në hyrje dhe dalje të Shqipërisë. Mësohet se edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë, por më ngadalë. Vlen të theksohet se autoritetet kanë hapur sportelet në maksimum.
Kjo situatë zgjati vetëm përkohësisht, pasi interneti u rikthye dhe lëvizjet e mjeteve dhe qytetarëve vijuan normalisht.
Lini një Përgjigje