TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2025, 18:31

Bregdeti i Vlorës mbushet me shpendë të ngordhur, peshkatarët e zonës ngrenë alarmin! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bregdeti i Vlorës mbushet me shpendë të ngordhur,

Një fenomen i çuditshëm është parë ditën e sotme pranë plazhit të vjetër në Vlorë, ku përgjatë bregdetit janë konstatuar dhjetëra shpendë të llojeve të ndryshme të ngordhura.

Nuk dihen shkaqet dhe motivet, por duket se koha ka qene gati e njëjtë pasi dekompozimi në të gjitha rastet është i njëjtë.

Askush nuk di të japë sqarime mbi motivet, por jashtë kamerës, peshkatarë të zonës shprehen se nuk kanë konstatuar më parë një fenomen të tillë kaq masiv.

Midis gjallesave shikohen shpendë të rralla për zonën dhe deri te pulëbardha. Nuk ka ende një reagim nga autoritetet dhe nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sëmundje efektive apo faktorë të tjerë.

Lini një Përgjigje