TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2025, 22:39

Paketa 6 mijë £, nga hyrja në Britani te sigurimi i punës/ Ja çfarë ofrojnë trafikantët për shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

 

Paketa 6 mijë £, nga hyrja në Britani te sigurimi i punës/

Emigrantët ilegalë po blejnë pasaporta false apo patenta drejtimi përpara se të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pikërisht këto dokumente false i ndihmojnë ata të gjejnë punë ilegalisht në Britani dhe t'i shmangen zbulimit të policisë.

Shefat e NCA-së janë njoftuar nga njëinvestigim i The Sun për firmat e dyshimta britanike që ofrojnë letra false kundrejt 5000 £

Emigrantët i blejnë, më pas i marrin pasi mbërrijnë me anije ose transportit ajror.

Një reklamë premton se mund të merrni një leje drejtimi të plotë dhe të kaloni "çertifikata teorike dhe praktike pa provime".

Një firmë tjetër, që vepron nga Sëinton, Gtr Manchester , ofroi pasaporta "origjinale të garantuara" në Mbretërinë e Bashkuar për 5,000 £.

Paketa 6 mijë £, nga hyrja në Britani te sigurimi i punës/

Emigrantët mund të përdorin dokumentet e rreme për të bërë aplikime false për të qëndruar, ose për të siguruar një punë ilegalisht – me shumicën e punëdhënësve të paaftë për të dalluar falsifikimet.

"Dokumentet e rreme të identitetit mbeten një mundësi kyçe e krimit të organizuar të imigracionit", thotë NCA.

Të gjitha njoftimet publikoheshin në rrjetet sociale, ndërsa u fshinë pas raportimeve.

Deputeti konservator Sir Alec Shelbrooke tha se "nëse emigrantët do të shihnin, në të njëjtat kanale të mediave sociale si këto reklama, se do të deportoheshin menjëherë, ata do të mendonin dy herë për pagesat me mijëra paund".

Kontrabandistët e njerëzve po reklamojnë gjithashtu paketa prej 6000 £ për shqiptarët duke ofruar kalime në Kanal, një shtëpi me qira dhe "punë të thjeshtë".

Paketa 6 mijë £, nga hyrja në Britani te sigurimi i punës/

Mbi 150,000 migrantë me varka të vogla kaluan Kanalin drejt Britanisë që nga viti 2018 – shifër kjo më e lartë se popullsia e Blackpool-it

TikTok tha se i kishte hequr ato reklama dhe i kishte drejtuar klientët e mundshëm te organizatat bamirëse kundër trafikimit.

Meta tha se “aktiviteti mashtrues nuk lejohet në platformat tona dhe ne heqim reklamat dhe llogaritë që shkelin politikat tona”.

Paketa 6 mijë £, nga hyrja në Britani te sigurimi i punës/

emigrantet britani pagesa shqiptare

Lini një Përgjigje