
Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në Mitropolinë Ortodokse të Gjirokastrës, duke djegur vendin e lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë.
Mësohet se zjarri ka rënë sot rreth orës 11:20, ndërsa menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse në Lagjen "Meçite", ku ndodhet Mitropolia.
Zjarri është izoluar falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe nuk ka arritur të përhapet në pjesët e tjera të ndërtesës, të cilat ishin me konstruksion prej druri. Si pasojë, mund të kishin shkaktuar një zjarr masiv dhe dëme të mëdha.
Nga zjarri u dëmtua vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve. Sipas burimeve, zjarrin e shkaktoi lënia ndezur e qirinjve në vendin e posaçëm të lutjeve.
Lini një Përgjigje