TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2025, 11:39

Zjarri në Pogradec, flakët nisën nga oxhaku; digjet plotësisht banesa e të moshuarit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Pogradec, flakët nisën nga oxhaku; digjet

Zjarri që përfshiu banesën e një 80-vjeçari në Pogradec mbrëmjen e djeshme dyshohet se ka nisur nga oxhaku i banesës së të moshuarit.

Pas shuarjes së flakëve, banesa e 80-vjeçarit është djegur plotësisht, ndërsa dëme të mëdha ka pësuar edhe një banesë ngjitur me të, në të cilën jetonin 4 pjesëtarë.

Nga zjarri nuk pati të lënduar pasi banorët u arritën të evakuoheshin në kohë. Ndërsa flakët shkaktuan dëme të shumta materiale.

Një prej banorëve u shpreh se në familjen ku ra zjarri jetonte e vetme një grua me dy fëmijë të vegjël brenda.

“Thashë mos kishte rënë zjarr në shtëpinë time. Pashë zjarrin dhe erdha shpejt. Atyre që ju ra zjarri janë të shqetësuar. Me dy fëmijë brenda, dy fëmijë të vegjël, burrin nuk e ka. Këtu janë tre familje”, tha banori i zonës.

Lini një Përgjigje