TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2025, 15:26

Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është përkeqësuar

Shkruar nga Pamfleti

Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet kritike, megjithëse nuk është parë e nevojshme shtrimi i tij në ICU (Terapi Intensive), shkruajnë mediat greke.

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas, 95 vjeç, po trajtohet në spitalin “Ungjillizimi” në Athinë, ku u dërgua me urgjencë nga Tirana për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet kritike, megjithëse nuk është parë e nevojshme shtrimi i tij në ICU (Terapi Intensive), shkruajnë mediat greke.

Kryepeshkopi u shtrua në spitalin e Tiranës më 30 dhjetor, për shkak të infeksionit. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, si pasojë i shfaqej gjakderdhja gastrike, e cila solli vendimin për transferimin e tij në Greqi.

 

Lini një Përgjigje