
Spitali ‘Evangelismos’ ku prej të premtes ndodhet i shtruar Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Anastas, ka nxjerrë një komunikatë zyrtare ku theksohet se gjendja shëndetësore është tejet kritike.
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës dhe orët në vijim konsiderohen kritike.
Megjithatë, Kryepeshkopi nuk është vendosur në intubim.

Kryepeshkopi u shtrua në spitalin e Tiranës më 30 dhjetor, për shkak të infeksionit. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, si pasojë i shfaqej gjakderdhja gastrike, e cila solli vendimin për transferimin e tij në Greqi.
Gjithashtu bëhet me dije se mesditën e së dielës kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka vizituar në spital ku u informua nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas.
Lini një Përgjigje