
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka vizituar spitalin “Ungjillizimi” Kryepeshkopin Anastas, i cili ndodhet i shtruar në gjendje kritike për jetën, raportojnë mediat greke.
Mitsotakis u informua nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, për gjendjen e tij shëndetësore.
Bëhet e ditur se Kryepeshkopi Anastas ndodhet i shtruar në gjendje kritike në spital ku u transportua me helikopter mesditën e së premtes. Shëndeti i tij u përkeqësua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon ta monitorojë.
Para shtrimit në spital në Evangelismos, 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në kryeqytetin shqiptar. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.
Lini një Përgjigje