Shumë qytete në vend pa energji elektrike...
Një pjesë e madhe e qarqeve të vendit janë pa energji elektrike. Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja e Saranda u përfshinë nga terri.
Pa drita mbetën edhe Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi po ashtu në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë.
Mësohet se shkak është bërë një defekt në linjën e furnizimit 220 kilovolt, duke mos furnizuar me energji nënstacionin e Spitallës dhe Rrashbullit. Për pasojë gjithë Durrësi dhe qytete drejt jugut kanë mbetur pa energji.
Mungesa e energjisë ka krijuar problem si në lëvizjen në të gjitha qytetet, ashtu edhe te bizneset që varen nga energjia elektrike, sidomos baret dhe hotelet. Po ashtu shumë familje kanë mbetur pa ngrohje.
Energjia ka qenë e stakuar kudo dhe në qytetet e mësipërme ka qenë terr në çdo rrugë. Kjo ka sjellë dhe probleme me valët celulare dhe linajt e internetit. Pas afro 30 apo 40 minutash në disa zona është rikthyer energjia, ndërsa në disa të tjera ende.
Lini një Përgjigje