TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Gusht 2024, 17:09

"Rezultat i pritshëm", Abilekaj: Himara tregoi që s'ka zgjedhje, KQZ i shërbeu Ramës

Shkruar nga Pamfleti

"Rezultat i pritshëm", Abilekaj: Himara tregoi që s'ka

Analisti Enton Abilekaj ka folur lidhur me fitoren e Vangjel Tavos në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës.

Abilekaj tha se Himara tregoi se nuk ka zgjedhje, pasi sipas tij pati makineri zgjedhjesh që funksionuan me mjete të paligjshme nën syrin e institucioneve të pavarura, si KQZ dhe kryekomisioneri Celibashi që po shërbejnë në zyrën e Ramës.

Analisti shtoi se ky rezultat ishte i pritshëm.

“Të gjitha këto fitore, që zgjedhjet janë akaparuar, janë të vendosur, që s’ka proces zgjedhor, ka makineri zgjedhjesh që funksionon me mjete të paligjshme nën syrin e institucioneve të pavaruara, si KQZ dhe kryekomisioneri Celibashi që po shërbejnë në zyrën e Ramës. Duke u përfshirë e gjithë administrata në zgjedhje për të ndryshuar rezultatin dhe për të mos lejuar mbi 6 mijë votues, sigurisht që do të kemi këtë rezultat, ishte i pritshëm. Ajo që ishte e papritur, ishte minus 300 votat e opozitës, pse më pak, pse duhet të futeshe në zgjedhje kur bëri këto që bëri. Këto janë të bësh fasadën demokratike me ca denoncime”, tha Abilekaj për “Syri Tv”.

Lidhur me atë se çfarë duhet të bëjë opozita, për të demaskuar paligjshmërinë e kapjes së shtetit nga Rama, Abilekaj tha se opozita në veçanti PD duhet të denonconte me fakte, atë se çfarë po ndodhte në Himarë.

“Opozita duhet të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, dhe të zgjidhë këtë që të bashkohet kundër një regjimi që e ka të paravendosur rezultatin, që e ka shkatërruar votën. Duhet të ndjekë një rrugë të gjatë dhe të rrezikshme, të jetë gati për të sakrifikuar. Jo siç bëri Basha, që doli dhe u rikthye sërish kokëulur.  Një rebelim total, rrugë radikale dhe arritjen e një procesi zgjedhor që garanton votën e lirë. Jo pjesëmarrje në zgjedhje për fasadë e për t’u dorëzuar. Vëmendje ndërkombëtare r në Himarë, ishte e domosdoshme që opozita të bënte denoncime me foto dhe video të vjedhjes së votës. Pavarësisht humbjes, duket të kishim rezulatat, diskredimtimin e qeverisë që vjedh e shkatërron votën. S’është bërë ajo rezistenca, që ishte e vetmja zonë elektorale që të përqëndrohej fuqia e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira, model edhe për 2025. Bashkia u mor që kur arrestoi fituesin. Rama s’është naiv. Diskreditimin e qeverisë, me të gjitha mjetet. Ata që janë larguar të parët janë votuesit më të madh të opozitës. S’ishte betejë për Omonian e Belerin, por për votën e  lirë që PD të dalë fituese më 2025”, tha Abilekaj.

Lini një Përgjigje