
Gazetari Arbër Hitaj ka komentuar rezolutën antikorrupsion.
Rezoluta u miratua një ditë më parë në Kuvend nga votat e mazhorancës, ndërsa nuk mori asnjë votë nga opozita.
Hitaj është shprehur se kjo rezolutë është një vijimësi e marrëveshjes që ka bërë Sali Berisha me Edi Ramën.
“Të gjithë biem dakord që një rezolutë me tre faqe nuk është se ndryshon gjë në vetvete. Por unë besoj se gjëja është më e thellë se kaq. Unë mendoj se kjo është një vijimësi e marrëveshjes që ka bërë zoti Berisha me zotin Rama ose zoti Gazment Bardhi mëkëmbësi i zotit Berisha me zotin Rama”, u shpreh gazetari Arbër Hitaj për Ora News.
Më tej gazetari u shpreh se mendon që pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes nuk ka ardhur ende.
“Dhe krismat besoj unë, pas amnistisë penale se të gjithë menduan se amnistia penale do ishte pjesa më e rëndësishme e asaj marrëveshjeje. Unë besoj se pjesa më e rëndësishme e asaj marrëveshjeje ende nuk ka ardhur. Nuk do doja ta besoja kurrë se do ishte pengimi i drejtësisë”, tha Hitaj.
Lini një Përgjigje