
Juristi Gent Serjani është shprehur se sindikatat në Shqipëri janë bërë si partitë politike dhe në njëfarë mënyre janë zgjatime të tyre.
Serjani tha se sindikatat në vendin tonë kanë të njëjtën strukturë me ato të para viteve 90-të.
Ai foli edhe për sindikatat e reja, që sipas tij, kanë një ndryshim nga ato të vjetrat, pasi janë në mbrojtje të punonjësve dhe kanë organizuar edhe protesta për të drejtat e tyre.
“Ne sot nuk kemi një mbrojtje nga ana e institucioneve dhe qeverisë ndaj punëtorëve. Këto janë shqetësimet kryesore dhe unë iu bashkova sot sindikatave të reja. Sepse po të shohim historikun e sindikatave në vendin tonë, më duket sikur është e njëjta gjë me atë që ka ndodhur me partitë politike në vendin tonë.Pas 90-ës u krijuan 2 parti që kishin të njëjtën përbërje me të njëjtët persona që ishin po pjesë e partisë së mëparshme. Edhe sot sindikatat kanë thuajse të njëjtën strukturë me ato të para viteve 90-të”, theksoi Serjani pwr Euronews.
“Një sindikatë bëhet më e fortë kur vjen një forcë politike dhe tjetra nuk vjen në pushtet forca tjetër politike. Edhe sindikatat po të shohim janë zgjatime të partive politike. Ndërsa sindikatat e reja kanë krijuar një marrëdhënie ndryshe me punonjësit. I kanë mbrojtur dhe i mbrojnë, si dhe kanë protestuar për të drejtat e punonjësve”, shtoi Serjani.
Lini një Përgjigje