
Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka komentuar dhe analizuar situatën me ndërtimet në kryeqytet.
Teksa ka folur për shitjen e apartamenteve në Tiranë, Soko tha se paraja e zezë është futur në tregun e imobilarëve. Ai shtoi se me pagat në Shqipëri nuk mund të blesh dot apartament.
“Paraja e zezë është futur në tregun e imobiliare. Paga neto është 65 mijë lekë të reja. Me këto të ardhura, nuk mund të blesh dot apartamente, sidomos të shtrenjta. Rritjet e çmimeve janë pa sens. Edhe çmimet e apartamenteve janë ulur disi në Europë”, u shpreh Sako për “Open”.
Lini një Përgjigje