TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2025, 13:15

Reshjet e shiut përmbysin Durrësin, bllokohet zona rreth stadiumit

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e shiut përmbysin Durrësin, bllokohet zona rreth stadiumit

Moti i keq ditën e sotme ka shkaktuar problematika në vendin tonë.

Reshje të dendura shiu janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës. Mësohet se reshjet kanë shkaktuar probleme në qytetin bregdetar.

Aktualisht të përmbytura janë rrugët te stacioni i trenit dhe lagjia nr.17

Ndërsa hyrja dhe dalja e Durrësit nga Ura e Dajlanit deri tek stacioni i Trenit gjithashtu janë përmbytur.

Reshjet kanë bërë që qytetarët të kenë vështirësi të kalojnë në trotuare. Ndërkohë, nga reshjet e shiut është bllokuar edhe zona rreth stadiumit.

 

 

Lini një Përgjigje