TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2025, 10:49

Bllokohet rruga Maqellarë-Peshkopi, në automjete edhe të sëmurë që ishin nisur për në spital!

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohet rruga Maqellarë-Peshkopi, në automjete edhe të

Moti i keq ditën e sotme ka shkaktuar problematika në vendin tonë.

Prej rreth tre orësh dhjetëra automjete dhe qindra qytetar janë bllokuar në rrugën Maqellarë – Peshkopi.

Për shkak të punimeve që po bëhen në lotin e tretë të rrugës së Arbrit në segmentin Herebel – Peshkopi, qarkullimi është paralizuar. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët thonë se mes tyre ka edhe të sëmurë që janë nisur drejt spitalit të Dibrës, por askush nuk merr përgjegjësi për të liruar qarkullimin.

Sipas udhëtarëve, kompania që po ndërton këtë pjesë të fundit të rrugës së Arbrit ka shtuar punën tani në prag zgjedhjesh, ndonëse me këtë kapacitet mund të kishte punuar më parë.

Për shkak se ndërtimi i kësaj rruge po bëhet në gjurmët e rrugës ekzistuese, mjetet nuk kanë alternativë tjetër për të qarkulluar drejt Peshkopisë apo Tiranës.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje