Prokuroria e Posaçme po vijon marrjen në pyetje për dosjen e 21 Janarit. Ditën e sotme në SPAK u paraqit Agim Deda, vëllai tjetër i Hekuran Dedës, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor. Një ditë më parë, hetuesit e SPAK pyetën vëllanë tjetër të Dedës, Zabit Deda, i cili për mediat tha se ka shpresë që kjo ngjarje do zbardhet.
Gjithashtu mësohet se pritet të japin llogari edhe gardistët e grupot të zjarrit që qëlluan më 21 janar 2011 drejt protuestuesve, duke u marrë jetën 4 prej tyre. Mes personave që do thirren në SPAK, do jetë edhe ish-kreu i gardës Ndrea Prendi dhe por edhe përgjegjësi i njësisë speciale Agim Llupo.
SPAK do të zbulojë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë. 14-vjetori e gjeti 21 janarin me dosjen në duart e SPAK, pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror.
Deri më tani prokurorët kanë marrë në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësin e tij Agron Kuliçaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefaliaj.
SPAK ka regjistruar procedimin penal për 3 vepra "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre, të Ziver Veizaj dhe Faik Myrtaj, për të cilët drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për vrasje nga pakujdesia. Ndërsa mbeten ende pa autor vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Por të gjithë familjarët e katër viktimave kërkojnë që tanimë hetimit të zbulojë edhe funksionarët që urdhëruan për tu qëlluar me armë zjarri.
Lini një Përgjigje