TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 20:48

Reshjet e shiut në aksin Fushë Arrëz-Mirditë, vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e shiut në aksin Fushë Arrëz-Mirditë, vërshimi

Moti i keq ka krijuar një situatë problematike edhe në segmentin rrugor Fushë Arrëz-Mirditë. 

Vërshimi i ujërave nga lartësia e malit bllokoi segmentin duke bërë të pamundur qarkullimin në tunelin e Gojanit.

Ndonëse kontraktori angazhoi mjete të tonazhit të lartë u desh devijimi i prurjeve masive për të bërë të mundur qarkullimin për disa mjete.

Ndërkohë tre mjete fadrome dhe një kamion po punojnë për rikthimin e normalitetit pasi prurjet kanë gërryer të gjithë trasen e rrugës në brendësi të tunelit.

Përgjatë këtij segmenti pati dhe shembje inertesh të cilat u pastruan në kohë duke bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.

 

fushë arrëz-mirditë mali tuneli i gojanit

Lini një Përgjigje