TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 19:42

Shembje dherash e gurësh, bllokohet qarkullimi i mjeteve në bypassin e rrugës së Arbrit

Shkruar nga Pamfleti

Shembje dherash e gurësh, bllokohet qarkullimi i mjeteve në bypassin e

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e anasjelltas nëpërmjet rrugës së Arbrit.

Si pasojë e vërshimit të ujërave ka patur rënie gurësh e zhavorri në rrugë. Ndërkohë, në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur shembje dherash të shumta duke bllokuar qarkullimin total të automjeteve.

Mësohet se dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në të dyja anët për shkak të masivit të madh të dheut të rënë në rrugë.

Ndërkohë, kalimi në këtë aks rrugor, kryesisht në bypassin e Murrizit paraqet rrezik dhe këshillohet të qarkullohet me shumë kujdes deri në pastrimin e plotë të rrugës nga autoritetet.

 

Lini një Përgjigje