TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2025, 07:25

Reshej shiu dhe bore, mësoni si do të jenë temperaturat ditën e sotme 

Shkruar nga Pamfleti

Reshej shiu dhe bore, mësoni si do të jenë temperaturat

Edhe kjo e premte, ashtu sikurse ditët e mëparshme, do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm.

Në zonat malore pritet të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë prezente reshjet e shiut.

Gjatë ditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në Bajram Curr dhe Peshkopi deri në 21 gradë Celsius në Elbasan.

Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa valëzimi në det nuk do t’i kalojë 1 ballë. 

Lini një Përgjigje