TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2023, 21:38

Regjistrimet në klasë të parë e të dhjetë, publikohen datat 

Shkruar nga Pamfleti

Regjistrimet në klasë të parë e të dhjetë,

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar datat e regjistrimit në klasa të para dhe të dhjeta, për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë fazës së parë përmes sistemit e-Albania.

Sipas ligjit edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ️regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.”

"Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç  deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ️regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë."-shkruan ministrja Kushi.

Lini një Përgjigje