
Kështu që me këtë veprim "tinëzar", Begaj gjeti një rrugë të mesme duke mos i dekretuar vetë drejtpërdrejt ligjet, por njëkohësisht duke mos i dalë pengesë kryeministrit Rama...
Dita e sotme ishte afati i fundit për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për të dekretuar apo kthyer mbrapsht dy ligjet e shumë debatuara, atë të legalizimit të Kanabisit dhe trajtimin special të studentëve të fakultetit të mjekësisë.
Mes dekretimit dhe kthimit mbrapsht në Kuvend të nismave, Bajram Begaj vendosi të heshtë duke mos penguar gjithsesi hyrjen në fuqi të dy ligjeve shumë të debatuara.
Kreu i shtetit duket se vendosi të marrë kohën maksimale që përcakton kushtetuta për të shqyrtuar dekretimin apo jo të një ligji, ku pas ditës së sotme, edhe në rast se ai nuk shprehet, ato hyjnë në fuqi me aprovim në heshtje.
Kështu që me këtë veprim "tinëzar", Begaj gjeti një rrugë të mesme, duke mos i dekretuar vetë drejtpërdrejt ligjet, por njëkohësisht duke mos i dalë pengesë kryeministrit Rama.
Ndërkohë një tjetër nismë e cila nxiti shumë debat është ajo e ligjit për Akademinë e Shkencave, afati për kthim mbrapsht i së cilës skadon ditën e nesërme.
Ishte ky ligj për Akademinë e Shkencave që nxiti debate të forta në Kuvend në seancë e fundit plenare për shkak se në rendin e ditës ai u fut jashtë procedure. Opozita e quajti atë si të porositur për t’i dhënë një mandat të dytë Skënder Gjinushit dhe për këtë dërguan një sërë kërkesash në adresë të Bajram Begajt për ta mos e dekretuar.
Por duke marr shkas nga ligji i arsimit dhe kanabisit të cilat u miratuan me heshtje, fati i ligjit për Akademinë e Shkencave nuk duket se do ndryshojë nga ai i dy ligjeve të para./Pamfleti
Lini një Përgjigje