TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2023, 19:57

Protesta në Himarë/ Kryebashkiaku i Athinës kërkon lirimin e Belerit nga burgu: Mos shkelni urdhrin e popullit, respektoni shtetin e së drejtës

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në Himarë/ Kryebashkiaku i Athinës kërkon lirimin e

Në protestën e mbajtur sot në Himarë për Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg për blerja votash, ishte edhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis.

Gjatë fjalimit që mbajti përballë njerëzve të mbledhur në shesh, ai tha se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës dhe zërin e popullit i cili sipas tij e ka votuar. 

Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku im Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.

protesta himarë beleri

Lini një Përgjigje