TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2023, 18:42

Protesta për Belerin në Himarë, ‘shpërthen’ Spahiu: Fajin e ka Berisha që e nxori kandidat, ai është ‘koka’ e gjithë trazirës

Shkruar nga Pamfleti

Protesta për Belerin në Himarë, ‘shpërthen’

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se Fredi Beleri nuk do të ishte arrestuar në rast se nuk do ishte kandidat i Berishës dhe Ilir Metës, pasi sipas tij në këtë formë ai ose nuk do ishte kandidat ose do ishte i parëndësishëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se kjo krizë ku vijnë për të protestuar për lirimin e kryebashkiakut të Himarës, përfaqësues të Greqisë ka si “kokë”, Berishën dhe Metën e jo Belerin.

Ata të cilët akuzojnë Fredi Belerin  e kanë shumë gabim, e gjithë kjo krizë nuk vjen nga Fredi Beleri atë e kemi peshqesh nga Sali Berisha dhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Ai ishte një kandidat i Berishës. Pa Berishën e pa Ilir Metën, Fredi Beleri sot as nuk do ishte votuar dhe as nuk do ishte arrestuar. Ai nuk do ishte kandidat, ose do ishte i pa rëndësishëm. Të mos merremi me bishtin. Fredi është bishti, koka është Berisha dhe Ilir Meta”, tha Kreshnik Spahiu.

 

spahiu berisha

Lini një Përgjigje