Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga protesta në mbështetje të Fredi Belerit në Himarë. Hoxha shkruan se situata është e qetë dhe nja mbledhur një numër i vogël njerëzish.
“Mbani frymën njerëz! Live nga shëtitorja e Himarës… Nëse nuk do të isha në Himarë, por do ta ndiqja protestën në mbështetje të Dhionisios Alfred Petro Beleris, nga mediat greke apo mediat shqiptare, do të besoja se këtu po bëhet nami…
Në të vërtetë, Himara është në një pasdite të qetë mesgushti, kur pushuesit vazhdojnë plazhin për hesap të tyre.
Kaq mbështetës sa kanë mbledhur kryebashkiakët e Athinës dhe të Selanikut në shëtitoren e Himarës, një miku im nga Luftinja e Tepelenës, i mbledh kur i bie goma e makinës…
E ka thënë një shekull më parë i madhi Ali Asllani nga Vajza e Lumit të Vlorës:
“Koha është e maskarenjve, por Atdheu është i shqiptareve….” Zito i Alvania”-shkruan Hoxha në Facebook.
Me pankarta në duar, anëtarë të OMONOIA-s kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit.
Protesta u organizua me iniciativën e organizatës “OMONOIA” e cila pretendon se Beleri po mbahet në burg padrejtësisht, pavarësisht se ai u kap në flagrancë duke blerë vota.
Pjesë e këtij tubimi është edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili ka kërkuar lirimin e Belerit dhe marrjen e drejtimit të bashkisë prej tij.
Lini një Përgjigje