TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2023, 20:56

Kush janë martirët e vërtetë dhe kush janë “heronjtë” e rremë?!

Shkruar nga Pamfleti
Kush janë martirët e vërtetë dhe kush janë
Artan Hoxha dhe Fredi Beleri

"O sot o kurrë, ka ardhur koha për të vendosur njëherë e mirë drejtësi në këtë vend".

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar protestën në Himarë për lirimin e Fredi Belerit. Hoxha teksa kujton dy “Dëshmorët e Atdheut”, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, të vrarë në masakrën e Peshkëpisë, tha se ka ardhur koha të vendoset drejtësi.

“Ndërsa në shëtitoren e Himarës, një grusht shqiptarësh greqisht-folës, bashkë me kryebashkiakët e Athinës dhe Selanikut, i bëjnë thirrje autoriteteve greke të ndërhyjnë për të liruar Fredi Belerin,

në hyrje të Himarës, u bëhet apel autoriteteve të Shqipërisë të japin drejtësi për dy “Dëshmorët e Atdheut”, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, të vrarë në masakrën e Peshkëpisë….

O sot o kurrë, ka ardhur koha për të vendosur njëherë e mirë drejtësi në këtë vend. Për të sqaruar njëherë e mirë kush janë martirët e vërtetë dhe kush janë “heronjtë” e rremë…”-shkruan Hoxha në Facebook.

 

 

artan hoxha dhe fredi beleri

Lini një Përgjigje