
Gazetari Roland Qafoku duke komentuar vendimin e ish kryeministrit Sali Berisha për të mos u paraqitur në SPAK, e qujati atë një skemë të mirë menduar.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Berisha po përpiqet që të martirizohet, duke shtyrë gjykatën që të lëshojë një masë më të fortë ndaj tij, gjë që sipas Qafokut do të rriste mbështetjen ndaj ish kryeministrit.
“Procedura kështu e ka, që nëse kthehet e refuzuar, SPAK çon kërkesën në Kuvend dhe drejt kësaj është. Zoti Berisha ndoshta po e përdor këtë gjë si taktikën e tij politike për të qenë ai i godituri dhe duke qenë ai i godituri ai grumbullon më shumë kuota sepse imagjinoni, vendos Gjykata arrest shtëpie për zotin Berisha. Atëherë kemi një situatë komplet tjetër nga kjo që është tani, që as nën akuzë, as masë sigurie, as diçka dhe ai është thjesht një person…e kuptoni që ka një problem me statusin e zotit Berisha dhe ai vetë është në ajër? Ndërkohë, nëse gjykata vendos me miratimin e parlamentit, një masë sigurie shtrënguese si arrest shtëpie apo diçka tjetër statusi i zotit Berisha është tjetër dhe ai e di që në politikën shqiptare një drejtues i opozitës me këtë status i rrit më shumë kuotat”, u shpreh Qafoku.
Lini një Përgjigje