
Ish kryetari i Bashkisë së Fierit dhe deputeti socialist, Baftjar Zeqaj u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme.
Pasi qëndroi disa minuta, ish-kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqo ka dalë nga ambientet e SPAK.
Teksa nuk pranoi që të ndalej për mediat, Zeqo iu drejtua gazetarëve duke thënë se: "Nuk kam lajm!".
Kujtojmë se disa javë më parë 'Pamfleti' ka marrë informacion dhe ka konfirmuar nga disa burime të agjencive ligj zbatuese, se deputeti socialist i Fierit, Baftjar Zeqaj, ka qenë objektiv i hajdutëve, të cilit thuhet se i kanë vjedhur 650 mijë Euro të fshehura në banesë.
Deputeti Baftjar Zeqaj e ka biseduar me drejtues të policisë së Fierit e shefa në Tiranë, por nuk e ka denoncuar vjedhjen e tyre te Anti-krimi, sepse e di që sipas ligjit, duhet të deklarojë burimin e fitimit të tyre, dhe nga i vjedhur, mund të përfundojë i pandehur si hajdut.
Për të zbuluar autorët, deputeti Baftjar Zeqaj ka nisur hetimet privatisht, duke angazhuar policë miq të tij dhe “të fortët” e Fierit, të cilët e dinë se cilët individë apo grupe grabisin banesa në Fier ose lidhjet e tyre me hajdutë të njohur në qytete të tjera.
Informacionet tona, thonë se policia e Fierit e di që deputetit Baftjar Zeqaj i kanë vjedhur 650 mijë Euro te banesa e tij në adresën: Lagjja “29 nëntori”, rruga “Mujo Ulqinaku” në Fier, por nuk ka bërë regjistrim të ngjarjes e njoftim publik, mbasi deputeti socialist ka refuzuar të bëjë denoncim e ka kërkuar të mbahet sekret.
Lini një Përgjigje