TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2023, 13:03

Deputeti i PS, Baftjar Zeqaj shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i PS, Baftjar Zeqaj shkon në SPAK
Baftjar Zeqaj

Ish kryetari i Bashkisë së Fierit dhe deputeti socialist, Baftjar Zeqaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Zeqaj është parë të futet në ambientet e SPAK. Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Zeqaj në SPAK.

Kujtojmë se disa javë më parë 'Pamfleti' ka marrë informacion dhe ka konfirmuar nga disa burime të agjencive ligj zbatuese, se deputeti socialist i Fierit, Baftjar Zeqaj, ka qenë objektiv i hajdutëve, të cilit thuhet se i kanë vjedhur 650 mijë Euro të fshehura në banesë.

Deputeti Baftjar Zeqaj e ka biseduar me drejtues të policisë së Fierit e shefa në Tiranë, por nuk e ka denoncuar vjedhjen e tyre te Anti-krimi, sepse e di që sipas ligjit, duhet të deklarojë burimin e fitimit të tyre, dhe nga i vjedhur, mund të përfundojë i pandehur si hajdut.

Për të zbuluar autorët, deputeti Baftjar Zeqaj ka nisur hetimet privatisht, duke angazhuar policë miq të tij dhe “të fortët” e Fierit, të cilët e dinë se cilët individë apo grupe grabisin banesa në Fier, ose lidhjet e tyre me hajdutë të njohur në qytete të tjera.

Informacionet tona, thonë se policia e Fierit e di që deputetit Baftjar Zeqaj i kanë vjedhur 650 mijë Euro te banesa e tij në adresën: Lagjja “29 nëntori”, rruga “Mujo Ulqinaku” në Fier, por nuk ka bërë regjistrim të ngjarjes e njoftim publik, mbasi deputeti socialist ka refuzuar të bëjë denoncim e ka kërkuar të mbahet sekret. 

Deputeti socialist, njihet si ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, që gjatë 12 viteve në detyrë, përveç kriminelëve bënte pazare tokash, trojesh e licencash edhe me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin e landfilleve; një prej këtyre pazareve i skeduar në dosjen e SPAK, për tenderin 3.5 milionë Euro që ka dhënë për matësit e ujit në qytetin e Fierit.

baftjar zeqja spak fier

Lini një Përgjigje