
Ditën e sotme, Suela Braverman, u shkarkua nga posti i Sekretares së Brendshme britanike, me urdhër të kryeministrit Rishi Sunak.
Shkarkimi i saj erdhi për shkak të qëndrimeve të saj ndaj protestave pro-Palestinës dhe luftës në Gaza në tërësi.
Avokati Naim Hasani tha se shkarkimi i Braverman është një lajm i mirë për shqiptarët pasi sekretarja ishte kundër emigrantëve shqiptarë.
Ai u shpreh gjithashtu se duhet të largohej nga posti që mbante pasi e kishte tepruar me deklaratat që bënte. Më tej ai theksoi se largimi i Suela Braverman është një fitore për ligjin, për emrin dhe reputacionin e Britanisë në botë.
“Është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për qeverinë britanike por në radhë të parë për komunitetin shqiptar në Britani. Britania duhet të jetë vendi që marrin shembull të gjithë vendet e tjera. Një ministre e Brendshme si Braverman, kontraverse që ka qenë hapur kundër shqiptarëve, ka qenë kundër bashkëjetesës multietnike në Britani. Ajo duhet të largohej pasi e kishte mbushur kupën me deklaratat e saj. Largimi i saj është një fitore për ligjin, për emrin dhe reputacionin e Britanisë në botë. Rishi Sunak duhet të bëjë kujdes që figura të tilla mos të vijnë më në qeverinë britanike. Qytetarët britanikë po e festojnë në njëfarë mënyre largimin e saj”, tha avokati për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje